Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë janë duke u afruar çdo ditë e më shumë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira 2 palëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.
Gjithashtu ai tha se ka një dëshmi për këto marrëdhënie edhe për njohjen e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1534764535038484480?cxt=HHwWgICxzdGNyswqAAAA