Në mengjes, rreth orës 9 e 11 minuta është ndjerë një termet në Maqedoni të Veriut.
Ky tërmet ishte me intensitet prej 3.6 shkallës sipas matjes së Rihterit.
Epiqendra është shfaqur në rrethinën e fshtatit Bervenicë , në afërsi të Tetovës, ose 32 kilometra nga Shkupi, shkruan Alsat Mk.
Tërmeti është ndjerë edhe në Zhelinë, Bogovinë, por edhe në Shkup.