Shefi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri të hënë me të dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj vendimeve të ZRRE-së është shumë i qartë dhe mendon që ZRRE duhet të ndalojë çfarëdo tendence që mos të zbatohet vendimi i gjykatës, raporton InLajmi.
“Javën kaluar siç e dini që Gjykata e Apelit ka marrë një vendim që është në favorin tonë si PDK, këto tarifa të paligjshme janë pezulluar dhe kemi arrite që ta pezullojmë këtë vendim me mjete ligjore. Ajo çfarë është shqetësuese është se KESCO ka paqartësi rreth vendimit të ZRRE-së dhe mendoj ë këtu ZRRE-ja duhet ta ndalë çfarëdo tendence që mos të zbatohet ky vendim. Mirëpo, siç duhet nuk ka dhënë qartësi dhe instruksione të arta. Vendimi Gjykatës së Apelit është shumë i qartë”, tha ai.
Tahiri ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për vendimet e ZRRE-së rreth tarifave të energjisë është në favorin e subjektit politik të cilit ai i takon.
Shqetësuese sipas tij është që KESCO ka paqartësi rreth vendimit të ZRRE-së dhe kjo e fundit duhet të ndaloj çfarëdo tendence që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit.
Tutje Tahiri ka thënë se në mënyrën se si duken gjërat ZRRE-ja nuk i ka dhënë qartësi e as instruksione KESCO-së rreth vendimeve të tyre./InLajmi/