Drejtori i shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani ka njoftuar se 10 nxënës dhe 2 mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës janë helmuar në një ekskursion në qytetin e Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Sipas Shabanit gjendja e personave të helmuar është stabile dhe janë liruar nga spitali i Mitrovicës.
Shabani ka falënderuar punëtorët e Sektorit të Urgjencës së QKMF-së, Repartit të Emergjencës dhe Repartit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë për reagimin e shpejtë dhe profesional.
Postimi i plotë, i tij:
Bashkë me kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza , nënkryetarin z.Arian Tahiri posa përfunduam vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një numër prej 10 nxënësve dhe 2 mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës janë trajtuar , teksa ndodheshin në eskursion në rajonin e Mitrovicës dhe kishin patur disa shqetësime shëndetsore me simptoma të çrregullimeve gastrointestinale.
Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre.
Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin resultatet përkatëse.
Përgezoj dhe falenderoj punëtorët e Sektorit të Urgjencës së QKMF-së, Repartit të Emergjencës dhe Repartit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë situatë ,e cila edhe falë këtij reagimi kaloi mirë dhe pa pasoja./InLajmi/