Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij.
James po shkon drejt viteve të fundit të karrierës së tij, megjithëse ka paralajmëruar se nuk është afër pensionimit.
‘Mbreti’ ka bërë të ditur se synimi i tij është që të luajë me/kundër djalit të tij, në ligën më të fortë në botë, NBA.
“Pensionimi? Plani im është të luaj kundër djalit tim, por në dorë të Zotit”, ka thënë LeBron.
“Siç ndihem aktualisht, mund të vazhdoj për një kohë. Varet nga unë, dhe koka ime duhet të qëndrojë e freskët. Jam akoma i obsesionuar”, shtoi ‘Mbreti’, transmeton lajmi.net.
Bronny është 17 vjeçar dhe vitin tjetër mund të bëjë debutimin e tij në NBA, varësisht se si ecin gjërat për të.