Një delegacion i Vetëvendosjes ka vizituar sot sektorin që merret me dhunën në familje në Policinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social në facebook bëri të ditur se kjo vizitë u bë në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”.
Postimi i plotë:
“Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE vizitoi Policinë e Kosovës, përkatësisht sektorin që merret me dhunën në familje.
Anëtari i Kryesisë Kreshnik Ahmeti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe aktvistja Rinë Zhitia diskutuan nga afër në lidhje me përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e dhunës mbi baza gjinore.
Qeverisja e re do të ketë fokus jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe zhdukjen e pabarazisë dhe dhunën sistemike që gratë përjetojnë në shoqëri. Ne do të fokusohemi që të zhdukim shkaqet e dhunës në mënyrë që të mos përvallemi më si shoqëri me raste të tilla”./InLajmi
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156352103507000?__xts__[0]=68.ARAQTwQdgijFIj8n3i9-YTHhGOiqXI1GSCc9wN-wQiErWdxxfnwFrm6Z5Lgpoj_cefZx4UN59jDWl21mcjZBGTx3ezMNCkQUyf3SNvpv7WCCqB66BMDrJEpOTRj3_uABqV2BrNxP36ZhZEbAgxpWjmnnqm8_vlcJ-b-G-q0RJQpe9fK0UmlqABgtni4TXJAdkiZ7AHNSBRVdzbzZcSjd2SKBWsSXA5oiB7f68ujwi062M9dIQ1ofroujm2XYfUnymCCAYgd5uffqhteb1HWUSxFmy7EdOfcz-2KK1ZwkR5GZLfbkqhmHRczmnzUeikllOs–eSmXZBnBni_F0A&__tn__=-R