Agjenti i Gabriel Jesus i ka çuar në maksimum shpresat e Arsenal për kartonin e lojtarit.
Braziliani zor se do të gjejë hapësira në fazën e sulmit të Manchester City, pas transferimit të Erling Haaland.
Jesus lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’ tash e sa javë, me Arsenal si skuadrën që ka shfaqur interesimin më të madh. Takimin me ‘Gunners’ e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit.
“Kemi biseduar me Arsenal për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti”, ka thënë agjenti i Jesus,.
“Është një mundësi të cilën po e diskutojmë”, shtoi mes tjerash ai, transmeton lajmi.net
25 vjeçari ka shënuar 95 gola në 234 paraqitjet e tij me klubin, në të gjitha kompeticionet. Ai ka punuar me Mikel Arteta sa ky i fundit ishte te City