Policia e Kosovës ka raportuar për një sulm me grushte, në sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i dyshuari është shtetas i huaj, i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/