Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dridhje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup bën të ditur se mëngjesin e sotëm, gjegjësisht rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2.8 ballëve sipas shkallës Rihter.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës, shkruan Alsat Mk.
Dridhjet e tokës gjithashtu janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë.