Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, përcjell InLajmi.
Konjufca, tha se është një dhimbje e vazhdueshme që zemrat tona të thyera nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
Ndryshe, më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.
Postimi i plotë i tij
Më 15 prill 1999 në Sllovi të Lipjanit Serbia pushtuese masakroi 45 shqiptarë dhe i plagosi 16 të tjerë. Paramilitarët serbë plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e tyre.
Një ditë më parë, më 14 prill, në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, ushtarët e policët e Serbisë masakruan e vranë edhe 31 banorë të asaj ane. Dhimbje të vazhdueshme që zemrat tona të thyera nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!/InLajmi/