Ndërsa Neymar dhe Kylian Mbappe vodhën titujt kryesorë të Paris Saint-Germain të shtunën, Lionel Messi vendosi një rekord të jashtëzakonshëm me paraqitjen e tij, transmeton InLajmi.
Edhe pas një fillimi sfidues të sezonit në PSG dhe udhëtimeve të shumta në Amerikën e Jugut për kualifikueset e Argjentinës, Lionel Messi sfidoi lojëtarët e Clermont.
Leo Messi u bë lojtari i parë në historinë e Ligue 1 që ka asistuar 3 gola në një ndeshje të vetme më shumë se një herë në një sezon.
Mbappe tha se Messi edhe Neymar janë lojëtarë cilësorë, që përpiqen të ndihmojnë ekipin sa më shumë që munden.
Ndryshe hera e parë që Messi theu këtë rekord ishte më 28 nëntor 2021 kundër Saint-Étienne. Ndërsa hera e 2-të ishte këtë të shtunë më 9 prill në fitoren 6-1 të PSG kundër Clermont. /InLajmi/