Amir Rrahmani është shpallur lojtari i muajit shkurt te Napoli.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani po kalon në një formë fenomenale në Seria A, te Napoli.
Ai tashmë është bërë një lojtar kyç për ekipin e Lucciano Spalletti
Rrahmani është zgjedhur lojtar i muajit, këtë e ka konfirmuar Napoli me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale.
Qendermbrojtësi kosovar, u bashkua me ekipin e Napolit gjatë vitit 2021, nga Verona, transmeton lajmi.net.
Ai ka aktualisht 27 paraqitje këtë sezon në Seria A dhe ka shënuar 3 gola.