Me kalimin e moshës, rrudhat bëhen diçka e pashmangshme, pavarësisht përpjekjeve tona për t’i ndaluar. Sigurisht gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në lëkurën tuaj, por krahas tyre duhet të kontrrolloni emocionet. Çfarë ndjeni, reflektohet në mimikën tuaj dhe si për rrjedhojë, shpesh përkthehet në rrudha.
Ç’lloj emocionesh janë përgjegjëse për secilën zonë ku shihni rrudha
1. Vijat e ballit
Lidhen me traumat e pazgjidhura apo ndonjë shok që keni kaluar në të shkuarën, sipas ekspertëve. Ankthi bëhet përgjegjës për ngritjen e shpeshtë të vetullave. Gjithashtu, njerëzit që mendojnë shumë kanë tendencën t’i krijohen rrudha horizonatale në pjesën e ballit. Një tjetër shkak i krijimit të tyre mund të jetë dhimbja e qafës apo dhimbjet e kokës.
2. Rrudhat e krijuara mes vetullave
Njerëzit që kanë vija horizontale në hapësirën mes syve thuhet se janë shumë të ngarkuar dhe mendojnë gjatë. Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë lidhje të fortë krijimi i këtyre vijave me emocionet negative. Zakonisht, rrudha të tilla shfaqen tek gratë që kanë karriera sfiduese dhe personalitet shumë të fortë. Mund të jenë avokate, gjyqtare, mjeke apo drejtoresha.

3. Rrudhat në cep të syve
Këtyre njerëzve u janë krijuar rrudhat sepse qeshin shumë! Gjithsesi nëse bëhen shumë te thella mund të lidhen me tensionin dhe frustrimin.
4. Rrudha në pjesën e buzëve
Kjo vjen si pasojë e veseve të këqija si duhanpirja, apo kequshqyerja. Ekspertët thonë se zakonisht janë pesimistët dhe ata që nuk shohin asgjë të mirë në botë, që kanë rrudha në pjesën e sipërme të buzëve.
5. Vijat poshtë hundës
Mund të lidhen me buzëqeshjen, por nëse janë të thella vijnë nga trishtimi apo zhgënjimi që keni pësuar në jetë.
6. Rrudhat poshtë syve
Rrudhat poshtë syve syve na bëjnë të dukemi shumë më të vjetër nga ç’jemi, por ndonjëherë nuk e vëmë re në përditshmërinë tonë. Këto lloj rrudhash lidhen me emocione negative si dhimbja apo trishtimi. Një stil jete stresues është shkaku kryesor i krijimit të rrathëve poshtë syve.