Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së fundmi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili dje tha se me vendimin për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton që ta sulmojë Serbinë, përcjell InLajmi.
Kjo sipas Këshillit Gjyqësorë nuk ndikon, derisa e kanë ritheksuar se ky vendim nuk ka asnjë ndikim politik.
“Vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren Stevanović. Vendimi është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, bëhet me dije në njoftimin e Këshillit në rrjetet sociale./InLajmi/