Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova është një hap para konfliktit të armatosur me Serbinë, këtë deklaratë e bëri pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gorani tha se nëse deklaratat e tyre të sotme janë të vërteta, atëherë Kosova është një hap para konfliktit me Serbinë.
“Nëse është m’i nxon besë, Vuciqi e ka seriozisht që marrëveshja e Brukselit ka marrë fund dhe që realisht sipas tij Kosova e ka në mend me godit Serbinë. Është ka vjen kjo prej presidentit të Serbisë. Ndërsa, kryeministri i Kosovës thotë se janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, nëse kjo është e vërtet, ish dasht me i marrë si të vërteta. Me qito 2 të vërteta që janë thënë nga Vuciqi dhe Kurti, na jemi një hap para konfliktit të armatosur. Nëse këto janë të vërteta.”, tha ai.
”Ekziston opsioni i 2-të që këto deklarata me i nxon të pavërteta, e që janë elektorale. Nëse është kjo e dyta, atëherë këta 2 njerëz, secilin në rajonin e tij, janë t;u dasht me bind elektoratin edhe popullatën që mos me i marr seriozisht”, tha Gorani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për situatën e sigurisë në vend, pas tensioneve të ngritura si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se qeveria po përgatitet që të mos befasohet nga ndonjë mësymje e mundshme ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste të djathta serbe që përpiqen ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas Kurtit, AKI i ka dërguar informacionet e gjetura në Prokurorinë e Shtetit.
Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës, shkruan Gazeta Express.
Në stilin e tij të njohur hiperbolizues e dramatizues, Vuçiq është shfaqur në rrjete sociale, duke thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.