Papa Françesku në fjalimin e tij të së dielës, në qytetin e Vatikanit u bëri thirrje liderëve botërorë që të ndalojnë këtë luftë të neveritshme, transmeton InLajmi.
Ai tha se konflikti në Ukrainë ishte një “masakër e pakuptimtë” dhe e pajustifikuar.
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet”, u tha Papa mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Papa theksoi se këto mizori çdo ditë po përsëriten.
“Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakrat dhe mizoritë”, shtoi ai, shkruan BBC.
Ndryshe nuk është hera e parë që Papa Françesku bëri thirrje për armëpushim dhe për ndalimin e kësaj lufte. /InLajmi/