Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar së fundmi lidhur me protestën që po mbahet para objektit të kryeministrisë, të cilët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e karburanteve dhe produkteve bazike, përcjell InLajmi.
E derisa në profilin e Ramës disa qytetarë po e shfaqin mllefin ndaj qeverisë, ai i është kundërpërgjigjur, gjegjësisht ka deklaruar se e kanë gati paketën për të mbrojtur qytetarët nga ndihma, ndërsa e ka quajtur pakicë numrin e qytetarëve që po protestojnë këto ditë.
“Sa për atë protestë ndërkohë që tërë Evropa, përfshirë edhe Shqipërinë përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do të kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tënde nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave! Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare”,ka shkruar Rama.
Më tej, Rama ka sugjeruar qytetarin që të vazhdojnë protestën, derisa ua ka bërë me dije se ka punë për të bërë ai, gjegjësisht detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij./InLajmi/