Niveli i ujit kohëve të fundit ka pasur ulje shkaku i klimës së nxehtë. Faktori tjetër është edhe individi nga keqpërdorimet e ujit të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.
“Konsumatorë të nderuar, ju njoftojmë se sot niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.10 metra nën nivelin e kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 8.91 metra nën nivelin maksimal. Burimet e ujit janë me rëndësi thelbësore për krijimin dhe udhëheqjen e qëndrusheshme me resurset ujore dhe zhvillim ekonomik të një rajoni. Të kujdesemi për mbrojtjen e burimeve ujore, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm”, thuhet në njoftim. /InLajmi