Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është bërë përurimi i obeliskut në hyrjen e Kampusit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë sot kanë nxjerr vendimin që data 16 Shkurt të shpallet si Ditë Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë në Republikën e Kosovës.
Krejt kjo për të nderuar, gjegjësisht në mirënjohje për punonjësit shëndetësorë .

Postimi i plotë i tij:
Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë sot nxorën vendimin me të cilin data 16 shkurt shpallet Ditë Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë në Republikën e Kosovës.
Në shenjë mirënjohjeje për punën e punonjësve shëndetësorë, sot u përurua obelisku në hyrjen e Kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./InLajmi/