Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kohë më parë ka njoftuar se i ka shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një njohje që pritej ti vinte vendit, përcjell InLajmi.
Me sa duket pritjes për këtë njohje po vie fundi, pasi sipas Pacollit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kreret e shtetit që pritet ta njohë vendin për të nënshkruar mardhënjet diplomatike.
Por kreu i AKR-së nuk ka kaluar pa cekur faktin që gjithçka tani e tutje është në duart e institucioneve tona.
Postimi i plotë i tij:
Shumë njerëz më pyesin ( edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit.

Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona.
Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet. /InLajmi/