Gjatë ditës së sotme në Prishtinë është parë krijesa më e shpejtë në planet, “Falco peregrinus – Peregrinu’.
Fotografi i njohur, Arian Mavriqi e ka fotografuar këtë krijesë të bukur e cila është parë në kryeqytet.
Karakteristikat e këtij shpendi janë: Shpejtësia është marramendëse dhe e pabesueshme, është e konstatuar se , ‘Falco peregrinus’ e ka shpejtësinë maksimale 386 kmh.
Fotografi i njohur Arian Mavriqi, përmes një postimi në rrjetin social ka shpërndarë fotot e krijesës më të shpejtë në planet.
Postimi i fotografit në Facebook:
“Ky është skyfteri ma i shpejtë në planet ” Falco peregrinus” i fotografuar sot në Prishtinë, afër termokosit. Gjat sulmit ky skyfter arrinë shpejtësinë nga 320 deri në 380 kmh! Ushqehet me pëllmuba të egër dhe folenizon larg qytetit zakonisht”, ka shkruar fotografi, Arian Mavriqi në facebook. /InLajmi