Australia ishte fillimisht një model për menaxhimin e Covid-19, por këtë vit është bërë një rrëmujë me plot raste në rritje të koronavirusit, transmeton InLajmi.
Javën e kaluar, mungesat e punëtorëve shëndetësorë krijuan kushte aq të rënda në tërë Australinë saqë vetëm në 3 javët e fundit kishte 1.5 milion infeksione të Covid-19.
Të premten vendi raportoi një total rekord vdekjesh, ku vetëm për një ditë u shënuan 88 vdekje.
Australia tani po përpiqet të kalojë në një qasje të re të të jetuarit me Covid. Por ky ndryshim ka përkuar me shfaqjen e Omicron, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve dhe ka përkeqësuar situatën me Covid-19.
Rritja e rasteve ka përkeqësuar mungesën ekzistuese të punëtorëve në Australi, në fillim të këtij muaji, qeveria vlerësoi se mungesa e fuqisë punëtore mund të ishte deri në 10% në çdo kohë, shkruan CNN.

Nga këndvështrimi i qeverisë, Omicron ndryshoi gjithçka. /InLajmi/