Jusuf Thaçi thotë se LDK-ja e viteve të 90-ta ishte kundër Adem Demaçit, UÇK-së e të burgosurve politikë.
“Për me definu LDK-në e viteve të 90-ta, unë zakonisht e shtroj pyetjen kush ishte kundër LDK-së së viteve të 90-ta ose kundër kujt ishte LDK-ja e viteve të 90-ta. E kam fjalën për faktorin e brendshëm në Kosovë. Kjo listë del të jetë relativisht e gjatë”, tha Thaçi.
“LDK e viteve të 90-ta ishte kundër figurave emblematike e patriotike të sakrificës duke filluar prej Adem Demaçit e të burgosurve politikë. Ishte kundër LPK-së, ishte kundër Lëvizjes Studentore, ishte kundër UÇK-së”, shtoi ai.
“Megjithëse në mënyrë të heshtur ishte kundër bashkimit kombëtar dhe pro krijimit të identitetit kosovarë”, tha Thaçi në emisionin “Pressing” në T7.
“Personalisht problemin më të madh me LDK-në e viteve të 90-ta e kam me atë se ka qenë një periudhë kur në mënyrën më brutale shqiptarët e Kosovës janë përdhosë, janë denigru, janë poshtëru prej pushtetit serb të aso kohe, dhe s’ka pasur asnjë reagim dhe qasja e LDK-së ka qenë se ky nënshtrim duhet të pranohet për hir të ruajtjes së qetësisë për hir të ruajtjes së jetës së individit”, shpjegoi Thaçi.