Mimoza Kusari- Lila, shefja e Grupit Parlamentar të LVV në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike, i është drejtuar ish- ministeres Hikmete Bajrami nga Lidhja Demokratike të Kosovës, raporton InLajmi.
“E ke hobi me përmend emrin tim. Sa për informatën, dihet në çfarë baze është ngritur ajo aktakuzë. 2 vjet e 7 muaj është në qeverisje Qeveria Kurti, ndërsa dihet se sa vite kanë qenë në pushtet partitë e tjera ndërsa dihet se investimet në sektorin e energjisë nuk bëhen brenda 10 muajve “,ka thënë Kusari-Lila./InLajmi/