Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 14:00, ka ndodhur një përleshje mes 3 vajzave në Pejë, më saktësisht në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’’ , përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Nga policia thonë se, 2 vajza e kanë sulmaur vajzën tjetër, e që në vendin e ngjarjes një vajzë tjetër ka qenë dëshmitare.
Sa i përket raportimit të lajmit, Gashi ka thënë se viktima nuk e ka raportuar lajmin në polici.
I njëjti ka bërë të ditur se pas qarkullimit të lajmit në media, policia ka marrë masa, me ç’rast ka intervistuar vajzat e dyshuara.
Me vendim të prokurorit, pas marrjes në pytje ato janë ndaluar për 48 orë./InLajmi/