Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, është shprehur se para se të hyjë VV në koalicion me PDK-në në Gjilan, nuk ka pritur që VV-ja t’i kërkojë falje PDK-së, për sharjet e fyerjet, përcjell InLajmi.
Kastrati thotë se nuk e ka pritur nga Kurti që t’i kërkojë falje Hashim Thaçit për fjalët që ia kishte thënë “martoje djalin me vajzën e Vuçiçit”, njëjtë siç nuk e ka pritur as nga Albulena Haxhiu t’i kërkojë falje familjes së Kadri Veselit që e kishte quajtur kriminel.
Tutje ai thotë se e ka pasur të qartë qysh moti se Kurti bashkë me kompaninë e tij mashtrojnë dhe gënjejnë.
Kastrati thekson se lidërshipi i VV-së është dashur që të ju tregojë votuesve e militantëve se të gjitha këto gënjeshtra e manipulime kundrejt PDK-së, i kanë bërë me qëllim që të vijnë në pushtet.
Në fund ai thotë se me këtë luftë politike, VV-ja ka mbjellë urrejtje ndër vite tek shqiptarët.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Para se me hy në koalicion VV me PDK në Podujevë e Gjilan,
UNË NUK KAM PRIT QË:
* VV ti kërkoj falje PDK-së për sharjet, fyerjet dhe etiketimet që i kanë bërë me vite.
* Nuk kam pritur që ta zëmë Kurti me i kërku falje Presidentit Hashim Thaçi që i ka thënë “martoje djalin me vajzën e Vuçiçit”.
* Nuk kam pritur që p.sh. kjo humoristja Albulena Haxhiu me i kërku falje familjes së kryetarit Kadri Veseli që e ka quajtuar kriminel.
*Nuk kam pritur që ky kryetari i ri i VV-së në Gjilan të kërkoj falje që PDK-në e ka quajt në një studio televizive para pak kohe ” kastë kriminelësh” etj, etj, etj, etj.
* Këto si kam prit sepse për që gënjen e mashtron Kurti me kompanine e tij për mua është e qartë moti.
*Ama ishte deshtë që lidershipi i VV-së me ju tregu votuesëve e militantëve të vet se ju kemi rrejt e manipulu kur ju thoshim se PDK dhe partitë tjera janë totalisht të kriminalizuara …..dhe këtë e kemi bërë vetëm me qëllimin për me ardhë në pushtet.
*Në emër të kësaj lufte politike lidershipi i VV-së me vite i ka helmu njerëzit, i kanë verbu dhe kanë mbjell shumë urrejtje mes shqiptarëve.
*Ju uroj militantëve të VV-së koalicionet në 4 komuna me partitë ” që e shkatërruan Kosovën” siç thoshin dikur VV-ja .
S’KENI PARË GJË AKOMA. /InLajmi/