Organizata Joqeveritare “Gratë Intelektuale të Drenicës” po protestojnë pas vrasjes së Lirije Qerimajt nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt, raporton InLajmi.
Protesta ka nisur nga sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj për të vazhduar tutje para Gjykatës e më pas Stacionit të Policisë në këtë komunë.
Motoja e kësaj proteste është:
“Vrasja nuk është virtyt trimërie por forma më e ulët e ligështisë. Nëse nuk di të duash, mos merr jetë”.
Përmes kësaj proteste u theksua roli i rëndësishëm i nënës, e cila sipas tyre nuk ka 7 jetë por do ta jepte edhe jetën e vetme të saj për fëmijët.
Ndryshe dihet se vrasja e Lirije Qerimaj nga burri i saj, ka ndodhur me datën 5 janar dhe këto protesta po realizohen në kuadër të kësaj vrasje të rëndë që tronditi vendin. /InLajmi/