Fuqitë e mëdha botërore si Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA janë zotuar se nuk do të ketë luftë bërthamore, pasi do të parandalojnë përhapjen e armëve bërthamore, transmeton InLajmi.
Këto fuqi botërore janë deklaruar gjithashtu se lufta bërthamore nuk është një opsion.
Në një deklaratë të rrallë të lëshuar së bashku, Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA thanë se një luftë bërthamore nuk duhet të luftohet.
“Ne besojmë fuqishëm se përhapja e mëtejshme e armëve të tilla duhet të parandalohet. Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë“.
Kishte gjithashtu pohime se këto armë për aq kohë sa ekzistojnë duhet të kenë qëllime mbrojtëse.
“Armët bërthamore, për aq kohë sa ato vazhdojnë të ekzistojnë duhet të shërbejnë për qëllime mbrojtëse, të pengojnë agresionin dhe të parandalojnë luftën“, shkruan dw.
5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ranë dakord që të ndjekin negociatat në mirëbesim mbi masat efektive në lidhje me ndërprerjen e garës së armëve bërthamore në një datë të hershme dhe me çarmatimin bërthamor dhe mbi një traktat për çarmatimin e përgjithshëm dhe të plotë, nën kontroll të rreptë dhe efektiv ndërkombëtar.
Premtimi i përbashkët u dha para sesionit që do të mbahet për rishikimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). /InLajmi/