Policia e Kosovës ka raportuar se në Spitalin e Prizrenit është sjellë një person pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar sot Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe njësia policore ka dalë në vendngjarje.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Suharekë 03.01.2022 – 10:20. Raportohet se në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete është sjellë viktima mashkull kosovar. Njësia përkatës policore kanë dalë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. /InLajmi/