Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sëbashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë pritur në takim institucionet e sigurisë së vendit, përcjell InLajmi.
Takimi është bërë në lidhje me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneralleitënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti./InLajmi/