Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1.457 tiketa trafiku, përcjell InLajmi.
Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara për ata që nuk po i respektojnë masat kundër koronavirusit, gjegjësisht tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19, është 275.
Tutje Policia ka njoftuar përmes raportit të tyre 24 orësh se numri i aksidenteve të trafikut me dëme materiale ka qenë 44.
E aksidente trafiku me të lënduar ka pasur 33, derisa 39 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve .
Persona në mbajtje janë 22, derisa persona në vuajtje të dënimit janë 4./InLajmi/