Mjetet mikroskopike ajrore (Micro Aerial Vehicles) të quajtura ndryshe MAV, janë robotë fluturues, që mund të bartin jo vetëm kamera, por edhe mjete dëgjimi të vogla, shkruan InLajmi.
Bartja e kamerave dhe e mjeteve të vogla të dëgjimit iu mundëson atyre, që të regjistrojnë biseda dhe t’i dërgojnë ato në bazë nëpërmjet sinjaleve të radios.
Të ndërtuara me kosto të ulët dhe në sasi të mëdha, skuadra të ardhme MAV-ësh mund të dynden mbi rajone të mëdha, kur të kërkojnë lëndë kimike të veçanta apo një person, fytyra e të cilit përputhet me atë që e kanë në kujtesën e tyre.
Cili është roboti më i vogël që bart kamera?
Roboti Delfy bart një kamerë të vogël dhe peshon vetëm 3 gram. Ai rreth krahët e tij për të qëndruar në ajër. /InLajmi/

Burimi: Discovery Channel