Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, të mbajtur sot ka eskaluar debati në mes të ministrit Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, raporton InLajmi.
Musliu i është drejtuar Pecit me fjalën rrugaç, ku e njëjta edhe i ka gjuajtur ujë.
Krejt kjo ka ardhur pasi që Peci i ka hedhur disa akuza në drejtim të Musliut.
“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bie që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”,ka thënë Peci
Lidhur me këtë në një konferencë për medie të mbajtur së fundmi, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Peci, siç ka thënë ajo për akuzat e pabaza ndaj saj.
“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga ministri Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyllë në mars të këtij viti, deri më 25 nëntor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informative. Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaruar se thirrja u anulua, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokolluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”,tha Musliu.
Sipas saj ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, dhe pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje.
“Kur ka ardhur pyetja në Kuvend ja kam adresuar pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka filluar të më tregoj për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në Agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur i kam bërë pyetje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime”,ka deklaruar Musliu.
Tutje, ajo në theks të veçantë e ka komentuar ofendimin siç tha ajo nga ministry Peci, sot pasi që ka eskaluar debati.
“Unë e pyeta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministry. Nuk e kam gjuajtur askënd me plumb as në ta kaluarën as tash, e kam gjuajtur me ujë për t’ia ndërprerë akuzat që bënte ndaj meje. E gjithë përplasja e sotme ka ardhur si rezultat i anulimit të vendimit për thirrjen e grandeve për bujqit”,tha për fund ajo. /InLajmi/