Stresi është një ndjenjë e tensionit emocional ose fizik. Mund të vijë nga çdo ngjarje ose mendim që ju bën të ndiheni të frustruar, të zemëruar ose nervoz andaj për ta eleminuar stresin ju duhet të gjeni mënyra efikase që ta lehtësoni gjendjen tuaj, shkruan InLajmi.
Si ta kuptoni që keni stres?
Kur keni simptomat emocionale të stresit mund të shqetësoheni lehtësisht pastaj të ndjeheni i frustruar dhe pa humor. Ndjeheni të mbingarkuar, sikur po humbisni kontrollin ose keni nevojë të merrni kontrollin. Duke pasur vështirësi për t’u çlodhur dhe për të qetësuar mendjen tuaj.
Shumë njerëz kanë një mënyrë karakteristike për ta përballuar stresin bazuar në personalitetin e tyre.
Njerëzit që e përballojnë mirë stresin kanë tendencë të besojnë se mund të influentojnë mbi atë çka i ndodh atyre. Ata zakonisht kanë një vetëbesimtë lartë, i rezistojnë zhgënjimeve, qëndrojnë optimistë dhe këmbëngulin edhe nën rrethana jo të favorshme. Më e rëndësishmja, ata zgjedhin strategjinë e duhur për të përballuar situatat stresuese me të cilat përballen.
Në të kundërt janë njerëzit që e përballojnë dobët stresin, të cilët kanë tendencë të kenë pak a shumë karakteristika të ndryshme të personalitetit, si vetëbesim të ulët dhe një vështrim pesimist mbi jetën.
Andaj shumë aktivitete mund t’ju ndihmojnë të bëheni pjesë aktive për t’u shpërqendruar nga gjendja e stresit të vazhdueshëm.
Ja disa mënyra për të shmangur stresin:
Merrni frymë thellë
Kur jemi të stresuar, priremi të marrim frymë shumë cekët ose ta mbajmë atë. Frymëmarrjet e thella, nga diafragma, rrisin nivelin e oksigjenit dhe krijojnë një ndjesi qetësie.
Ushtrimet
Ushtrimet janë një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të luftuar stresin.Mund të duket kontradiktore, por vendosja e stresit fizik në trupin tuaj nëpërmjet ushtrimeve mund të lehtësojë stresin mendor. Njerëzit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak gjasa të përjetojnë stres sesa ata që nuk ushtrojnë.
Mendoni pozitivisht
Pastaj e rëndësishme është që në fund të çdo dite, të merrni një moment për të menduar për gjërat që i keni arritur, jo për atë që nuk keni mundur t’i bëni.
Vendosni objektiva për vetën tuaj
Vendosni objektiva për ditën, javën dhe muajin tuaj. Ngushtimi i pikëpamjes do t’ju ndihmojë të ndiheni më shumë në kontroll të momentit dhe detyrave afatgjata.
Flisni me një terapist
Mundoheni të flisni me një terapist për shqetësimet tuaja.
Meditoni
Meditimi i përditshëm ul prodhimin e kortisolit mesatarisht me 20%. Përqendrimi dhe vetëdija mund të jenë çelësi, truri i njerëzve fleksibël tregon që ata i kushtojnë më shumë rëndësi çfarë ndodh në trupin e tyre në periudha stresi sesa atyre që kanë më pak aftësi rekuperimi.
Bëni një shëtitje
Shëtitja në park ndihmon në rritjen e niveleve të norepinefrinës, një përbërës kimik që ndihmon trurin të përballojë stresin. Ndërsa aktiviteti fizik në ambient të hapur rrit humorin dhe energjinë e një personi
Relaksoni muskujt tuaj
Kur jeni të stresuar, muskujt tuaj tensionohen. Ju mund të ndihmoni për t’i liruar ato vetë dhe për të freskuar trupin tuaj duke:
Duke shijuar një masazh.
Duke bërë një banjë ose dush të nxehtë.
Duke bërë një gjumë të mirë natën.
Përveç këtyre që i përmendëm ka edhe disa suplemente që nxisin uljen e stresit dhe ankthit.
Këtu është një përmbledhje e shkurtër e disa prej më të zakonshmeve:
Pije me limon:
Pijet e përziera me limon krijojnë menjëherë efekte kundër stresit.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë polifenol të cilët ofrojnë përfitime shëndetësore. Mund të ulë stresin dhe ankthin duke rritur nivelet e serotoninës. Çaji jeshil përmban aminoacidin theanine, që promovon ndjesinë e relaksim. Kamomili lehtëson gjithashtu simptomat e ankthit. Edhe përbërësit tek çaji i zi mund të ndikojnë tek neurotransmetuesit në tru.
Valeriana
Rrënja e valerianës është një mjet i njohur për gjumë për shkak të efektit të saj qetësues. Ai përmban acid valerenik, i cili ndryshon receptorët e acidit gama-aminobutirik (GABA) për të ulur ankthin.
Portokallet
Portokallet janë në listë për shkak të sasisë së vitamianës C që përmbajnë. Studimet kanë treguar se vitamina C redukton nivelin e hormoneve të stresit dhe forcon sistemin imunitar. Në një studim me persona me hipertension, niveli i kortizolit dhe presionit arterial u kthye më shpejt në normalitet kur personat konsumuan vitaminë C para kryerjes së një aktiviteti stresues.
Peshku
Për të mbajtur stresin nën kontroll, konsumoni më shumë peshk. Omega-3 që gjendet në peshk si salmon apo toni ndihmon në kontrollin e hormoneve të stresit dhe mbron nga sëmundjet e zemrës, depresioni dhe sindromi premenstrual. Sasia e rekomanduar e peshkut është 85 gramë 2 herë në javë. /InLajmi/