Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka zhvilluar takim sot me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, përcjell InLajmi.
Kllokoqi se pari ka uruar Ramën për mandatin qeverisës, duke u shprehur se ka besim ne punën e tij, gjatë takimit është diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e çdo gjë tjetër.
Sipas tij Rama është shprehur i gatshëm tu dal në ndihmë gastronomëve për të tejkaluar krizën e pandemisë.
Postimi i plotë i tij:
Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.
Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.
Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.
Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve! /InLajmi/