Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se sipas informatave që kanë marrë nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes, gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës është e mirë, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete perveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë.
Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18:00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të 2 tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës.
Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi.
‘’Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmeri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme’’, thuhet në njoftim.
Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpëndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve./InLajmi/