Savo Manojloviq nga lëvizja “Go to Change” ka njoftuar sot se protestat në Serbi nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me Ligjin për Referendum dhe Iniciativat e Njerëzve.
Ai në një konferencë për media tha se kërkesa e parë ka të bëjë me Ligjin për Referendum dhe Iniciativat e Njerëzve që sipas Kushtetutës qytetarët janë sovranë dhe kanë të drejtë të propozojnë ligje nëse mbledhin 30.000 nënshkrime. Ky ligj sipas Manojloviq kërkon shpenzime dhe duhet të kesh 1.200.000 dinarë për të propozuar ligjin.
“Nëse Parlamenti nuk vendos atë që qytetarët propozojnë për votim, ua shkel të drejtat e tyre dhe tani do të duhen 1 milion e 200 mijë dinarë për këtë përmes noterit. Ne besojmë se kjo ndalon të drejtave e qytetarëve për të propozuar ligje”, tha ai duke shtuar se në këtë kontekst në Serbia është duke u hequr sovraniteti civil.
Kushti i 3 lidhet me vlefshmërinë e referendumit – pasi ishte vendosur që referendumi të mund të përsëritej pas një viti, gjë që Komisioni i Venecias e vuri në dukje si një pikë problematike, shkruan rs.n1.
“Kjo do të thotë se referendumi do të mund të përsëritet pafundësisht nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin e tij”, tha Manojloviq, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi vërejtje të tjera që do t’i paraqesim në Kuvend dhe presidentit, por kushti i parë është përfundimtar dhe protestat nuk do të ndalen derisa të plotësohet”, tha Savo Manojloviq.