Rreth orës 17:40 sot në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” një këmbësore është goditur nga një veturë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti,/InLajmi/