Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se për Kuvendin e 18 Dhjetorit delegatëve nuk i duhet të plotësojnë asnjë formular.
Në një intervistë për ABC, Bardhi pranon se me lëvizjen e tij, Berisha po tenton të dalë kundër institucioneve të partisë, ndërsa sheh si të vetmen rrugë për tu bashkuar 18 Dhjetorin.
Bardhi e sheh të panevojshëm një proces votëbesimi të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike në këtë moment. Sekretari i Përgjithshëm i është përgjigjur edhe deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për dorëheqje, duke i kujtuar votën pro tij në 30 Gusht dhe mandatin e marrë në të njëjtën formë nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Intervistën e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi me kolegun Juxhin Mustafaraj iu ftoj ta ndiqni në fund të këtij edicioni informativ.