Për stinën në të cilën ndodhemi, temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të ngrohta në Europë, megjithatë dimri është fare pranë.
Nëse jeni nga ata të cilët ideja e netëve të acarta ju bën menjëherë të mendoni që të rrëmbeni valixhet dhe t’ia mbathni drejt vendeve më të ngrohta, atëherë ky artikull është për ju.
Një agjenci turistike portugeze ka hulumtuar mbi vendet në Europë ku temperaturat do vijojnë të mbeten të larta përgjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Visit Cascais – e cila raporton se mbi 8 mijë britanikë kanë kërkuar në Google “diell në dimër” – ka identifikuar gjithashtu dhe plazhet më të afërta për të gjithë qytetet e renditur më poshtë.
Tiranë, Shqipëri
Tirana është e mirënjohur për arkitekturën shumëngjyrëshe, si dhe godinave të stilit osman dhe sovjetik.
Ka plot arsye për të vizituar Tiranën, përtej faktit që temperaturat e larta në nëntor shkojnë deri në 17 gradë Celsius, e në dhjetor 15 gradë Celsius.
Temperatura maksimale në nëntor dhe dhjetor: 15 gradë Celsius
Temperatura mesatare e detit: 15 gradë Celsius
Plazhi më i afërt: Plazhi i Durrësit
Romë, Itali Koloseu i Romës
Të shkon në Romë, ashtu si në Paris, është gjithmonë ide e mirë. Edhe pse shpesh shihet si një destinacion urban, bregdeti në fakt është thjesht më pak se një orë larg.
Turistët kanë mundësi të zgjedhin midis një sërë plazhesh të vogla, ndërsa temperaturat e larta të ujit shkojnë deri në 21 gradë Celsius në dhjetor.
Në fakt, temperatura e detit parashikohet të jetë më e ngrohtë se ajo e ambientit, kështu që nëse keni menduar të kridheni njëherë në det, atëherë Roma është një zgjedhje e përkryer.
Temperatura mesatare në nëntor dhe dhjetor: 15 gradë Celsius
Temperatura mesatare e detit: 21 gradë Celsius
Plazhi më i afërt: Plazhi Tibidabo, Romë
Athinë, Greqi
Një tjetër destinacion klasik që premton temperatura të ngrohta është Athina.
Ndërsa shumicës së turistëve iu shkon menjëherë mendja tek sitet dhe rrënojat historike kur mendojnë për Athinën, kryeqyteti grek ka gjithashtu plot plazhe në të dalë të qytetit.
Athina ka numrin më të madh të ditëve me diell nga të gjithë kryeqytetet e renditura këtu, plot 268 ditë me diell gjatë vitit të shkuar.
Temperatura mesatare në nëntor dhe dhjetor: 17 gradë Celsius
Temperatura mesatare e detit: 20 gradë Celsius
Plazhi më i afërt: Plazhi i Glifadës, Glifada
Lisbona (dhe Kaskais), Portugali
Kryeqyteti portugez dhe rajoni përreth janë të bekuar me ditë me diell përgjatë gjithë vitit, me temperatura mesatare 17 gradë Celsius deri në fundvit.
Bernardo Barros, presidenti i Visit Cascais thotë, “me 226 ditë me diell në vit, dhe temperatura mesatare afro 20 gradë në dhjetor, Portugalia është destinacioni perfekt për ata që duan të largohen nga moti me reshje”.
Ai e përshkruan Kaskais si “thesari i fshehtë i Portugalisë”, me plot diell, ushqim të shkëlqyer, plazhe të virgjëra dhe gamë të gjerë kulturore.
Temperatura mesatare në nëntor dhe dhjetor: 17 gradë Celsius
Temperatura mesatare e detit: 19 gradë Celsius
Plazhi më i afërt: Praia do Tamariz, Kaskais
Valeta, Malta
Nëse dielli është prioritet për ju, atëherë kryeqyteti maltez është oferta më e mirë në tryezë.
Me temperaturë mesatare të detit rreth 20 gradë Celsius përgjatë dhjetorit, Malta është vendi ideal për ata që duan të shkojnë në plazh për Vit të Ri.
Malta ka më shumë se 230 ditë me diell në vit dhe temperatura mesatare të larta deri në 19 gradë Celsius gjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Temperatura mesatare në nëntor dhe dhjetor: 19 gradë Celsius
Temperatura mesatare e detit: 22 gradë Celsius
Plazhi më i afërt: Gjiri Shën Elmo, Valeta