Gjiganti spanjoll së fundmi ka rikthyer në skuadër Dani Alves.
Dani Alves pak ditë më parë ka kompletuar transferimin e tij te Barcelona edhe pse në moshën 38-vjeçare
Me rikthimin e Alves tani janë shtuar zërat se edhe futbollistë si Leo Messi e Andres Iniesta mund të kthehen.
Një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as presidenti i klubit Joan Laporta.
“Nuk përjashtojë mundësinë e rikthimit të tyre, Alves u kthye, mosha është numër”.
“Ata janë 2 lojtarë të mëdhenj. Nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë nesër, ata janë ende duke luajtur dhe kanë kontrata me klube të tjera”, transmeton Lajmi.net
‘‘Ju nuk e dini kurrë se çfar do ndodhë”, tha Laporta.