Gjeja e rëndësishme është te përgatiteni për atë qe ju pret dhe te jeni gati për te përballur shume te papritura në çift…Ja çfarë të bëni:
1- Kompromise dhe elasticitet
Fillimisht është mire te dini se gjerat ndryshojnë, euforia e kohëve te fillimit zhduket sapo kuptoni qe jeta ne çift është e bere me kompromise thjesht sepse ju jeni dy persona dhe jo me një i vetëm. Kjo nuk do te thotë se jeta ne çift po kthehet ne një torture por me kohen ky behet një sistem i komplikuar ku duhet patjetër te mirëkuptoni nevojat e tjetrit, kështu kompromiset janë te domosdoshme.
2- Te flisni
Për te bere këtë është mire te dialogoni dhe ti thoni gjerat ashtu siç janë pa u shtirur sikur gjerat po shkojnë mire. dialogu i përditshëm është i nevojshëm për te evituar krijimin e zonave te errëta ku groposen fara te inatit apo urrejtjes dhe herët e a vone do te shfaqen. Është me mire te debatoni sot me një motiv real se te shpërtheni nesër pa asnjë motiv te qarte dhe te shpjegueshëm.
3- Te bëni dashuri
Shume çifte e lënë pas dore. Është mire te dini qe janë te pakta bashkimet ku seksi vazhdon një funksion për inerci. Ne pjesën me te madhe te rasteve rënie e dëshirës është një fakt natyral aq sa dhe eksitimi fillestar. Disa çifte sillen përball këtij fenomeni me një sjellje ekskluzive te partnerit te tyre. Nuk është kështu. Te mos berit dashuri ne fakt varet nga dinamika ne brendësi te çiftit si shqetësime te ndryshme, puna, ardhja e një fëmijë etj.
4- Dashuria nuk është një film
Dashuria duhet te jetohet dhe jo te ëndërrohet apo imagjinohet. Ajo ndërtohet duke luftuar dite pas dite dhe jo sipas mënyrës qe shohim ne TV.
5- Zbavitja për te ndërtuar se bashku
Se fundi por jo e fundit nga rëndësia zbavituni mbi te gjitha pasi te keni kaluar disa vite bëni çdo gjë qe keni dëshirë përveç se te rrini shtrirë me pizhame ne divan. Dilni për darke jashtë, bëni udhëtime romantike flisni për veten dhe për projektet tuaja te një jete se bashku i vetmi përbërës sekret për një çift te qëndrueshëm dhe te qete qe zgjat ne kohe. Duhet te dinin se çdo gjë fillon dhe çdo gjë mund te marre fund problemi ne këtë rast nuk është fundi por shkaku.J.J