Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se ka një papërgjegjësi, paaftësi dhe neglizhencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në procesin e vaksinimit, ku sipas tij këto ndikojnë në humbjen e jetëve të qytetarëve, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se deri me tani vetëm 40% të qytetarëve janë vaksinuar me dozën e 2-të anti-Covid, dhe Ministria e Shëndetësisë përsi ka ndërprerë vaksinimin gjatë ditëve të vikendit,
Ai gjithashtu ka thënë se kësaj ministria i’u kanë dashur 8 muaj kohë për të filluar vaksinimin mobil në sheshet e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSH në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.
Me vetëm 40% të qytetarëve të vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore.
Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.
Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.
Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i perdorimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID-19.
Ekspertët e Shëndetësisë paralajmerojnë valë të re të COVID-19 dhe kjo shifër e vaksinimit është e ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të COVID-19.
Me këtë nivel të vaksinimit jemi largë imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin e tërë popullatës. /InLajmi/