Policia e Kosovës ka njoftuar se treni duke lëvizura në realcionin Prishtinë-Pejë ka goditur një person, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi I cili ka thënë se personi i goditur dyshohet te ketë dal para trenit.
“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin. Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/