Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë folur për deklaratën e djeshme të presidentes së vendit Vjosa Osmani ku sipas tij Osmani për vettingun ka qenë e painformuar, përcjell InLajmi.
Ai e ka lutur Osmanin që të konsultohet me profesionistët për të qenë e informuar.
“Më vjen keq që Presidentja godet për vetting pa qenë e informuar. E lus që të konsultohet me profesionistë”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Ish-ministri Selimi ka shtuar se e kupton se Osmani duhet “me e mbrojtë” kryeministrin Albin Kurti.“E kuptoj që duhet me gjetë një pikë goditjeje me e mbrojtë KM por mos të kapet për shkatrrimin total të mundësisë së forcimit të sistemit të drejtësisë e që quhet veting”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Ndryshe, presidentja Osmani dje në një konferencë për media tha se nuk pajtohet me raportin e Këshillit Evropian, dhe se Vettingu duhet të mos ndalet por të vazhdojë./InLajmi/
https://twitter.com/selim_selimi/status/1451113927392247809?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451113927392247809%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button