Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ftuar në Rubikon, përballë Dardan Sejdiut, Rrahman Paçarizit dhe Shkëlzen Gashit, përcjellI Lajmi.
Gjini tha që sipas të gjitha matjeve në zgjedhjet e 17 Tetorit, Gjakova nuk do të shkojë në balotazh.
“Sipas të gjitha matjeve në Gjakovë nuk do të ketë balotazh. Të dielën zyra ime pra e kryetarit është në dorën e qytetarëve. Mendoj që qytetarët e Gjakovës kanë ditë me pa, kanë ditë me ba dallimin”,ka thënë Gjini.
“Jam i bindur që edhe nëse vendosin kundër meje e kanë vendim racional e jo vendim emocional këtë e kam insistu gjithmonë me e pasë”, tha Gjini. /InLajmi/