Donald Trump do ta lansojë “ndoshta të martën”, transkriptin e dytë të bisedës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky derisa po vazhdon të akuzohet prej demokratëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se telefonata tij e parë me Zelenskin ishte para gjashtë muajsh, derisa telefonata e dytë që zhvillua më 25 gusht, ka ngritur akuzat ku supozohet se Trump kërkoi nga qeveria ukrainase të hetonte Joe Biden dhe djalin e tij.
Në një intervistë për CNN, Trump e vlerësoi intervistën si “shumë të rëndësishme”, derisa bëri të ditur edhe ditën e mundshme kur mund ta lansojë, gjatë javës së ardhshme.
“Do ta lexoni përmbajtjen e bisedës së dytë, pastaj të më tregoni nëse ka diçka të keqe në të. Nuk ka asgjë që nuk është në rregull, andaj edhe nuk duhet të akuzohem”, ka thënë Trump, derisa të gjitha të dhënat e deritanishme, i ka quajtur si njohuri të dorës së tretë, transmeton Telegrafi.
Bisedën me Zelenskyn, Trump e ka vlerësuar si shumë të mirë, megjithëse ka pretendime se i kishte kërkuar presidentit ukrainas që në formë favori, të bënte hetime nda rivalit të tij.