Presidenti i Republikes së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.
Ai ka thënë se ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.
“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave./InLajmi
Postimi i plotë i tij:
Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit….
Posted by Hashim Thaçi on Saturday, 9 November 2019