Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar nga Qeveria, pagesën e 20% , raporton InLajmi.
Sindikalistët poashtu kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” dhe “Bujku”.
Zeqir Bekolli nga kjo sindikatë është shprehur se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj Qeverisë.
Sipas Bekollit, brenda Rilindjes kishte 7 ndërmarrje, dhe janë rreth 218 punëtorë, që nuk po marrin kontributin dhe pagesën prej 20%.
Ai poashtu ka paralajmëruar protesta dhe grevë, në rast të uljes së rasteve me koronavirus deri në realizim të kërkesave të tyre./InLajmi/