• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Spitalet rajonale të vendit po përballen me mungesë të stafit shëndetësor

J G nga J G
2 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Spitalet rajonale të vendit po përballen me mungesë të stafit shëndetësor
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në spitalet e përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, ka mungesë të stafit shëndetësor. Kështu thonë, udhëheqësit e këtyre spitaleve.

Më 18 gusht, Qeveria e Kosovës pati miratuar vendimin për rritjen e stafit shëndetësor që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 1.116 punëtorë shëndetësorë, do të fillojnë punën gjatë kësaj jave.

Ndërkaq, edhe 422 mjekë dhe infermierë të tjerë do të rekrutohen së shpejti.

Numri i pacientëve të shtirë në shtatë spitalet e përgjithshme më 2 shtator është 799 pacientë, 682 të konfirmuar me koronavirus dhe 642 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Pejës prinë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19, gjithsej 210 pacientë, pasuar nga spitali i Prizrenit me 165 pacientë, Gjilanit 138 dhe Gjakovës 125.

Për situatën në spitalin e Pejës, Radio Evropa e Lirë ka provuar të flas me udhëheqësit atje, por ata nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, sipas informacioneve që ka marrë Radio Evropa e Lirë në këtë spital, për shkak të numrit të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim, ata janë duke punuar në vende të improvizuara.

Ndërkohë, në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, ka kapacitete të mjaftueshme për hospitalizim të pacientëve.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, tha se aktualisht janë duke u përballur vetëm me mungesë të stafit shëndetësor.

Ky spital, tha Shala, ka 175 shtretër në dispozicion. Maksimumi i pacientëve të shtrirë, ka shkuar deri në 140. Aktualisht të shtrirë janë 125 pacientë.

“Sa i përket barnave bazike që kërkohen për trajtim të pacientëve me COVID-19, i kemi të gjitha në dispozicion, po ashtu oksigjen ka sasi të mjaftueshme. Material mbrojtës, si maska, dorëza e të tjera ka sasi të mjaftueshme. Problem kemi me staf shëndetësor. Kemi mungesë të infermierëve”, thotë Shala.

Edhe, drejtori i spitalit të përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdai, tha se kanë mjaftueshëm shtretër për pacientët që kanë nevojë për hospitalizim. Por, edhe në këtë spital ka mungesë të stafit shëndetësor.

“Por, qeveria ka rekrutuar staf të ri dhe jemi në pritje të ardhjes së tyre dhe sistemimit në vendet e punës”, thotë ai.

Me mungesë të stafit shëndetësor po përballet edhe spitali i përgjithshëm i Gjilanit, thotë Ukshin Ismjali, drejtor në këtë spital.

“Vështirësitë janë për shkak të mungesës së resurseve humane. Por, po mundohemi të punojmë me këtë staf që kemi. Askush nga kolegët nuk ka refuzuar punën shtesë dhe janë të gatshëm të punojnë. Por, po besojmë që Ministria e shëndetësisë do të veprojë shpejt që të sjell staf shtesë”, thotë Ismajli.

Kosova është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë së koronavirusit.

Të enjten u konfirmuan edhe 32 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka ndërprerë dhënien e disa shërbimeve spitalore jourgjente në sallat kirurgjike.

Tags: KoronavirusiMinistria e ShëndetësisëSpitalet Rajonale
Postimi i mëparshëm

Kjo është grupmosha e 32 viktimave të koronavirusit në 24 orë

Postimi tjetër

Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim

Të ngjajshme Postime

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Postimi tjetër
Debat i ashpër mes asambleistëve të VV-së dhe Shpend Ahmetit

Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim

Lajmet e fundit

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 June 2025
Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

22 June 2025
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu